Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar takim me kandidatët e partisë për deputetë, ku u diskutua për organizimin, koordinimin dhe mobilizimin për zgjedhjet e përgjithshme të 7 qershorit.
Në këtë takim u theksua rëndësia e angazhimit të përbashkët dhe komunikimit të vazhdueshëm me qytetarët në të gjitha komunat e Kosovës, me fokus tek programi, përgjegjësia dhe alternativa që PDK ofron për vendin.
Kryetari Hamza u shpreh se Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme të rikthejë stabilitetin, shpresën dhe ditët e mira për Kosovën, duke theksuar se vetëm përmes unitetit dhe kontributit të secilit mund të nxirret vendi nga kriza dhe stagnimi.
“Është koha që Kosova të ecë përpara: me punë, me vizion, me dashuri për vendin dhe me më shumë kujdes, respekt e përkushtim për çdo qytetar të Kosovës”, shkruan Hamza në Facebook.



Të tjera
Incident në Eurovision, delegacionit serb i pengon flamuri i Kosovës
Qumësht me hudhra kundër astmës
Pacolli fajëson Muhaxherin për mungesën e planit rregullues në Rugovë, paralajmëron ndërhyrje të ministrisë