Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministrit i Bujqësisë Faton Peci, kanë marr pjesë në hapjen e Panairit “Agrokos” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova po pozicionohet si një destinacion për të u shndërruar në qendër rajonale për investime përfshirë këtu edhe sektorin e bujqësisë.
Sipas tij, me investimet që janë bërë në infrastrukturën bujqësore, energjia e lirë elektrike e mungesa e taksave doganore për lëndë të parë kanë bërë që Kosova të pozicionohet si një destinacion për investime rajonale dhe ndërkombëtare.
“Agrobiznesi, arsim dhe teknologji bashkohen për të krijuar mundësi të reja zhvillimin për vendin tonë. Vendi ynë ka potencial për të u shndërruar në qendër rajonale për investime përfshirë këtu edhe sektorin e bujqësisë. Këto investime të kombinuar në faktor të tjerë mbështesë po na drejton te një ardhme premtuese. Është stabiliteti institucional i vendit tonë i shoqëruara me fuqizim e demokraci dhe sundimin e ligjit”.
“Investitorët kërkojnë stabilitet. Rritja mesatare ekonomike për 6.2 për qind në vitet e fundit dëshmon një trend solid e pozitiv të progresit ekonomik. Kemi zhvillimin e projekteve infrastrukturore të sektorët e transportit, mjedisit dhe energjisë që janë kyçe për ekonomi. Mandej përparimin e sektorëve si bujqësia, përpunimi i ushqimit dhe teknologjia informative që po kontribuojnë si motor të rritjes ekonomike. Dhe energjia e lirë elektrike e mungesa e taksave doganore për lëndë të parë dhe makineri prodhuese pa dyshim që të gjithë këta faktor janë në favorin tonë dhe Kosova rrjedhimisht po pozicionohet gjithnjë më mirë si një destinacion për investime rajonale dhe ndërkombëtare”, ka thënë ai.
Ministri Peci tha se Panairi është dëshmi e rëndësisë që sektori bujqësor dhe agro-ushqimor ka për zhvillimin e qëndrueshëm të vendin, sipas tij, mbi 300 milionë euro është shifra e mbështetjes financiare për fermerët përgjatë mandatit të kësaj Ëeverie.
“Ky panair është dëshmie rëndësisë që sektori bujqësor dhe agro-ushqimor ka për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tonë. Mbi 300 milionë euro është shifra e mbështetjes financiare për fermerët tanë përgjatë mandatit tonë, ndërsa rritja e mbështetjes përmes programeve tona arrin deri në 275% për disa kultura bujqësore. Nga dhjetar miliona euro të vjedhura e manipuluara, për të cilat sot ka edhe vendime të formës së prerë e pranime të fajësive, në qindra miliona euro mbështetje me vulë të meritokracisë dhe transparencës, ku për secilin cent dihet adresa”, ka thënë ai.
Peci ka theksuar se si Qeveri nuk manipulojnë me shifra, ngase sipas tij, në vitin 2023 sipërfaqja e punuar në bujqësi është 49,23% më shumë, se në vitin 2019.
Kjo diku iu referuar deklarimeve të ish-kryeministri Avdulla Hoti se Peci ka bërë publike shifra jo të saktë sa i përket punimit të tokës bujqëosre e eksporteve.
“Qeveria e Kosovës vazhdimisht ka përkrahur pjesëmarrjen e bizneseve vendore në Panaire ndër kombëtare. Falë besimit në institucione vendore nga partnerë ndërkombëtare kemi ratifikuar marrëveshje ndërkombëtare në vlerë prej 20.02 milionë euro me Qeverinë Gjermane për zhvillimin e agro-turizmit, eko-turizmit dhe zhvillimit rural, projekt ky i cili është në fazën e parë të implementimit dhe të organizimit të sesioneve informuese. Ndërkaq 51 milionë është vlera e siguruar nga partneritetet ndërkombëtare. Kur jemi te shifrat, ne nuk jemi manipulantë”.
“Sipërfaqja e punuar e tokës sipas Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë si institucioni më relevant për të dhënat në bujqësi, në vitin 2019 ishte 81.517 ha duke përfshirë këtu subvencionimet e maleve për grurë, varrezave për misër e përfitimit të traktorit në katin e 7, ndërsa në vitin 2023 sipërfaqja e punuar është 121,650,17 ha apo 49.23% më shumë, se në vitin 2019 sepse as ne nuk i referohemi viti 2020. Vetëm për sera të reja kemi ngritur rreth 60 hektarë të reja me sera, duke përmirësuar kështu edhe bilancin në raportin mes import-eksportit. Me qëllim të avancimit të sistemit të ujitjes po implementojmë grantin në vlerë prej 9.15 milionë euro nga Komisioni Evropian, projekt ky i cili do ngrisë kapacitetet ujitëse deri në 11 mijë hektarë të tokës bujqësore dhe do rehabilitojë sistemin Radoniq-Dukagjin”, ka thënë ai.
Peci ka shtuar se sipas të dhënave nga Dogana e Kosoves, eksporti i produkteve bujqësore dhe ushqimore për 3 vitet e shkuara 2021-2023, është rritur për 93.54% në vlerën e mallrave të eksportuara, raporton EO.
“Ky panair është një platformë e rëndësishme për të lidhur prodhuesit me konsumatorët dhe për të ndërtuar partneritete të reja, duke kontribuar në rritjen e qëndrueshme agro-ekonomike të vendit. Sipas te dhënave të publikuara nga Dogana e Kosovës, eksporti i produkteve bujqësore dhe ushqimore për 3 vitet e shkuara 2021-2023, është rritur për 93.54% në vlerën e mallrave te eksportuara. Ky eksport nuk është rritur vetëm ne vlere por edhe në sasinë e mallrave të eksportuara, ku rritja për gjate kësaj periudhe ka qenë për 55.28% më e lartë”, ka thënë ai.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë