Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për zhvillimet e fundit në vend.
Për emërimet që janë bërë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Haradinaj tha se me ligj nuk janë të gabuara, por janë të panevojshme.
I pyetur se si do t’i gjejnë këto zgjedhje qendrore, duke qenë se AAK është në zgjedhje të brendshme, Haradinaj tha se listës i prin Ardian Gjini, i cili do të jetë kandidat për kryeministër.
“Ne punojmë vazhdimisht, i kryejmë detyrat tona, jemi afër strukturave, votuesve dhe temave, dhe jemi të gatshëm. Listës sonë i prin Ardian Gjini, është mandatar për kryetar qeverie, një njeri vërtet par excellence politik, një shembull i politikës. Tani është kryetar i Gjakovës, që është edhe një shembull i qeverisjes së mirë. Unë besoj që do të kemi sukses në këto zgjedhje”, tha Haradinaj.



Të tjera
Pijet energjike që ju ndihmojnë gjatë ditës
SHBA vendos rekord me topin më të madh të futbollit në botë
Çfarë të hani kur keni aciditet të lartë në stomak?