Grupi i haxhilerëve nga Kosova po vazhdon me përkushtim kryerjen e riteve të Haxhit në vendet e shenjta.
Gjatë këtij udhëtimi të rëndësishëm shpirtëror, ata po e mbajnë vazhdimisht lart flamurin e Republikës së Kosovës, si simbol i identitetit dhe përkatësisë së tyre.
Bashkësia Islame e Kosovës ka shpërndarë fotografi dhe video ku shihen haxhilerët duke përmbushur obligimet fetare.
Sipas njoftimit të BIK-ut, pas qëndrimit në Muzdelife dhe mbledhjes së guralecëve, ata janë nisur drejt Mines dhe xhemerateve për të realizuar ritualin e gjuajtjes simbolike të shejtanit me gurë.



Të tjera
Pse duhet ta kontrolloni gjithmonë skadencën e ujit në shishe?
Forcat e NATO-s nisin stërvitjet në shkallë të gjerë në Poloni
Kripa përdoret edhe si produkt kozmetike