Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu u ka bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që t’i bëjnë presion Serbisë për t’i dorëzuar kriminelet para institucioneve të Kosovës.
Para mediave, pas homazheve tek memoriali “Heroinat” në ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ajo tha se Serbia është bërë strehë e kriminelëve të luftës.
“Fajtorë janë kriminelët që i kanë kryer këto krime. U bëj thirrje partnerëve tanë ndërkombëtar që t’i bëjnë presion Serbisë që t’i dorëzojë kriminelët para institucioneve të Kosovës. Serbia është bërë strehë e kriminelëve të luftës dhe aty që kryejnë krime në kohë të paqes”, deklaroi Haxhiu, raporton Klankosova.tv.



Të tjera
Pija që duhet të pini para gjumit për bark të sheshtë
Balenciaga nxjerr në shitje fundin-peshqir, kushton plot 925 dollarë
Dobitë shëndetësore nga misri