Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka njoftuar deputetët për dekretin e Presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Legjislaturës së Dhjetë, transmeton KosovaPost.
Në një shkresë zyrtare për deputetët e Kuvendit, kryetarja Haxhiu u ka bashkëngjitur edhe dekretin e presidentes.
Po ashtu, ajo ju deputetëve iu ka dërguar edhe regjistrimin e kërkesës me numër K.068/26 të Gjykatës Kushtetuese të bërë nga Kryetarja e Kuvendit dhe nëntë (9) deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.




Të tjera
Bota sytë nga Zvicra, SHBA dhe Irani nisin negociatat vendimtare
“Superpuna për Gratë”, kryeminsitri njofton skemën e re për punësimin e grave
Përse molisemi pas pushimeve verore?