Monistri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë, gjatë së cilës është takuar me drejtuesit më të lartë institucionalë dhe përfaqësues të partive politike.
Gjatë paradites, Hoxha u prit në takim nga ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu. Më pas, ai zhvilloi takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në kuadër të diskutimeve për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Sipas agjendës së vizitës, në orën 12:00 ministri shqiptar pritet të takohet edhe me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Hoxha do të zhvillojë gjithashtu takime me përfaqësues të partive politike, përfshirë kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, kryetarin e Aleancës, Ardian Gjini dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.



Të tjera
Pesë gjëra që s’duhet toleruar në një marrëdhënie
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë nis takimet me krerët institucionalë dhe politikë në Kosovë
A është uji i gazuar hidratues si ai natyral?