Haxhiu priti në takim ambasadorin e Turqisë, Tunç Angılı

Haxhiu priti në takim ambasadorin e Turqisë, Tunç Angılı

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı.

“Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kryetarja Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për Kosovën dhe shprehu gatishmërinë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe parlamentar në të ardhmen.