Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti lidhur me dyshimet për nënshkrimet e dorëzuara nga LDK në procesin e zgjedhjes së presidentit.
Kurti kishte deklaruar se LDK-ja ka dorëzuar një dokument me 15 nënshkrime të deputetëve të saj, i cili, sipas tij, nuk specifikon qartë për çfarë kandidature bëhet fjalë.
“Nënshkrimet a janë për Osmanin apo dikë tjetër, ne përmes kryetarit Abdixhiku e kemi bërë të qartë se edhe Osmani mund të jetë kandidate, por kandidati në emër të LDK-së duhet të diskutohet brenda LDK-së”, u shpreh Haziri.
Ai shtoi se LDK-ja ka qenë konstruktive gjatë gjithë procesit dhe ka treguar gatishmëri për marrëveshje politike.
Haziri akuzoi Kurtin se po e trajton LDK-në si faktor dytësor në procesin politik.
“Ne jemi zgjidhje e çdo problemi, por jo të trajtohemi si shtesë apo si objekt për të gjetur fajtorë”, tha ai.



Të tjera
Nuk siguroi ulëse në Kuvend, reagon Adelina Thaçi
Pijet energjike që ju ndihmojnë gjatë ditës
SHBA vendos rekord me topin më të madh të futbollit në botë