Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njofton për takimin me Bruno Fuchs, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Asamblesë Kombëtare Franceze, në margjinat e Forumit të Paqes në Paris.
Kurti thotë se “diskutimi u përqendrua në hapat konkretë për të çuar përpara Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian, si në BE ashtu edhe në Këshillin e Evropës”. Megjithatë, për këtë të fundit, mbetet kushti i dërgimit në Kushtetuese të draft statutit të Asociacionit.
Tutje Kurti në rrjetin “X”, shkruan: “Në veçanti, theksova se heqja e masave të BE-së kundër Kosovës është vonuar shumë dhe se ka ardhur koha që Kosova të marrë pyetësorin e anëtarësimit dhe të përparojë në statusin e kandidatit. Gjithashtu diskutuam mënyra të prekshme për të forcuar tashmë të fortën…”



Të tjera
13 mënyrat si ai ju thotë të dua, pa zë
Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës
Gjilan, mbahet dëgjimi publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029