Diplomati amerikan, Christopher Hill, ka deklaruar se personi i vetëm që ai ka dëgjuar të ketë akuzuar ish-presidentin Hashim Thaçin për tortura apo abuzim të të drejtave të njeriut, sipas tij, është Sllobodan Millosheviq.
Kjo deklaratë e tij erdhi pas pyetjes së avokatit Luka Misetiq, transmeton kk.
Misetiq: A të ka thënë ndokush, në ndonjë kohë në 1998, apo para qershorit të 1999-ës, që zotëri Thaçi mund të ishte përfshirë në tortura apo në abuzime të të drejtave të njeriut?
Hill: Jo, jo, asnjëherë, askush nuk e ka trajtuar këtë çështje me mua.
Pos, pak minuta më vonë, ish-ambasadori amerikan në Serbi, ndryshoi përgjigjen.
Hill: Nuk e di nëse mund të ndryshoj përgjigjen që dhashë pak më herët, në qoftë se kam dëgjuar dikë që thotë diçka për Thaçin. I vetmi person që kam dëgjuar të thotë diçka lidhur me këtë, por që ka qenë një koment i përgjithshëm, ka qenë Millosheviqi dhe askush tjetër.



Të tjera
Anglia me kërkesë të veçantë, para ndeshjes me Meksikën
Rita Ora mahnit me paraqitjen në Mykonos, kombinon bikinit me taka të larta
Edhe një qytetar i Kosovës arrestohet nga Serbia, akuzohet për “krime lufte”