Inciativa e kryeministrt të Shqipërisë, Edi Rama se së shpejti do të shpallet një plan për entitet të quajtur “Shteti Sovran i Urdhërit Bektashi”, shkaktoi reagime të ndryshme.
Sipas historianit, Muhamet Mala në Shqipëri ekzistojnë mijra probleme se sa kjo e fundit e përmendur nga kryeministri Rama.
“Së pari Edi Rama thirret shumë në kontekstimin e rolit të Bektashinjëve në historinë dhe kontributin, e unë nuk e di që dikush sa njoh unë prej qarqeve intelektuale që e ka kontesuar rolin e bektashinjëve në historinë dhe kontributin kombëtar. Përkundrazi e kemi rrit sepse ka pasur figura që i bëjnë nder kombit. Mandej aspekti se ata janë të neglizhuar nuk qëndron”, deklaroi ai.
Tutje, sipas tij kjo çështje do ende kohë pasi njihet si e paelaboruar.
“Unë nuk e shoh që në këtë çaste, kur Shqipëria i ka njëqind e një mijë probleme tjera për t’i disktuar me një ekonomi gjysmake del dhe merret me një çështje e cila duhet të jetë… Edi Rama a është konsultuar me dikë, a ka pas bsiedë paraprkae me komunitete tjera. Kjo çështje është e pa elaboruar, e papjekur institucionalisht”.



Të tjera
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësive, kërkohet që partitë të gjejnë stabilitet institucional
“Akt qyqar, kur s’kanë argumente, përdorin grushtet” – Haskuka reagon ashpër pas sulmit ndaj Mehanit
Drejtori i FBI-së kritikoi Serbinë para Senatit: Qytetarët kinezë të dënuar nuk u ekstraduan në Amerikë, por u kthyen në Kinë!