Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, deklaroi në Pressing në T7 se mbështetja për LDK-në nga diaspora “është dukshëm më e vogël sesa e subjektit fitues në zgjedhje”.
Hoti tha se zgjedhjet e fundit ishin “goditje për LDK-në”.
“Unë besoj ne duhet t’i kthehemi vetës se si të rrisim mbështetjen e vërtetë tek diaspora. Ne edhe nëpër komuna nëpër Kosovë nuk kemi pas rezultat të mirë”, tha Hoti në Pressing, transmeton Express. Duke shtuar se “diaspora nuk e ka shkaktuar këtë rezultat”.
“Ne duhet ta pyesim veten pse nuk arrijmë të rrisim besimin tek qytetarët…”, u shpreh Hoti.
“Duhet për të parë nga e ardhmja”, tha Hoti.



Të tjera
Konsumimi i tepërt i sheqerit mund të dëmtojë trurin
Prindërit nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm gjashtë vjet pas lindjes së fëmijës
Apeli rikthen në paraburgim Tomasheviqin, i dyshuar për kr*ime lu*fte