Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, deklaroi në Pressing në T7 se mbështetja për LDK-në nga diaspora “është dukshëm më e vogël sesa e subjektit fitues në zgjedhje”.
Hoti tha se zgjedhjet e fundit ishin “goditje për LDK-në”.
“Unë besoj ne duhet t’i kthehemi vetës se si të rrisim mbështetjen e vërtetë tek diaspora. Ne edhe nëpër komuna nëpër Kosovë nuk kemi pas rezultat të mirë”, tha Hoti në Pressing, transmeton Express. Duke shtuar se “diaspora nuk e ka shkaktuar këtë rezultat”.
“Ne duhet ta pyesim veten pse nuk arrijmë të rrisim besimin tek qytetarët…”, u shpreh Hoti.
“Duhet për të parë nga e ardhmja”, tha Hoti.



Të tjera
Kërkesat për dorëheqjen e Abdixhikut, flet Haziri: S’na kanë zënë në befasi
Balaj: Vendin e pret një bllokadë e re politike dhe proces i ri zgjedhor
Dega e LDK-së në Prishtinë i kërkon dorëhegjen Lumir Abdixhikut: Ti hapet rruge ndryshimeve të domosdoshme