Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj thotë se vendimi i Qeverisë për të rritur pagën minimale në 350 euro mjerisht nuk i shërben askujt.
Sipas tij, në kohën e dyfishimit të çmimeve, një dyfishim i pagës minimale është e vetmja zgjidhje.
“Për herë të parë për pagën minimale dëgjova para 30 vitesh duke jetuar në perëndim. Që atëherë kam ndjekur debatet në Evropë dhe Kosovë rreth parametrave për rritjen e pagës minimale! Vendimi i Qeverisë për të rritur pagën minimale në 350 euro mjerisht nuk i shërben askujtë.
Punëtorët më të thjeshtë sot marrin një pagë rreth 600-700 euro në muaj. Në kohën e dyfishimit të çmimeve, një dyfishim i pagës minimale është e vetmja zgjidhje. Prandaj, kjo pagë minimale për 350 euro është vetëm një mashtrim i radhës! Asgjë më shumë se veç një pagë elektorale dhe jo minimale”,ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Të tjera
Anëtarët e kabinetit të presidentit dhe kryeministrit të Serbisë përleshën fizikisht në autostradë (Video)
Të ngrihemi kundër qeverisë para se të na hedhë në humnerë
Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë, Parlamenti Evropian “e qorton” Serbinë