Mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar aeroplanin e saj mbi Krimenë e pushtuar, ndërsa po përpiqej të zmbrapse një sulm me dron ukrainas natën e 16-17 tetorit.
Zëdhënësi i Marinës së Ukrainës, Dmytro Pletenchuk, njoftoi për këtë lajm nënë Apostrof, një kanal lajmesh ukrainas në YouTube.
“Ata ishin aq të etur për të zmbrapsur sulmet ukrainase saqë përfunduan duke rrëzuar aeroplanin e tyre mbi Krime sot. Lufta vazhdon”, shtoi ai.
Pletenchuk nuk e specifikoi modelin e aeroplanit. Kanalet e mediave sociale sugjerojnë se forcat ruse kanë rrëzuar një aeroplan luftarak Su-30SM.



Të tjera
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Modric flet për rikthimin e Mourinhos te Real Madridi: Nuk duhet të më telefonojë
Vuçiq thotë se shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi do të nisë në mars