Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot sërish gjatë ditës parashihen ndryshime të mëdha në troposferë dhe vranësira konvektive të fuqishme do të përfshijnë territorin tonë, duke krijuar vështirësi.
IHK këshillon që gjatë këtyre kushteve të rënda meteorologjike të mos krijohet kaos, sidomos në komunikacion dhe të shmangen shëtitjet dhe punët në pyje.
Nga Instituti po ashtu këshillohet që kujdes të kenë barinjtë të cilët i ruajnë delet në vise të larta, sepse siç thuhet në njoftim rrufeja i godet në tufë për shkak të disa faktorëve specifik, përçueshmërisë së lartë dhe afërsisë së tyre.
“…. kur rrufeja godet tokën e gjithë ajo energji përhapet nëpër tokë në një perimetër të gjerë”, thuhet tutje në njoftim.
Të tjera
Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës
Fëmijët në Gaza po vdesin nga uria
Nuk ishte qëndrim i qeverisë