Ministri i Insfrastrukturës në detyrë, Hysen Durmishi, ka deklaruar se projekti i rrugës Prizren–Tetovë po bëhet realitet. Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ministri ka publikuar pamjet mahnitëse të rrugës.
“Sot ajo po bëhet realitet dhe ju ftoj t’i shijoni pamjet”, ka shkruar Durmishi, duke nënvizuar rëndësinë e projektit për lidhjen infrastrukturore mes Prizrenit dhe Tetovës.
Rruga Prizren–Tetovë konsiderohet si një projekt strategjik që pritet të lehtësojë qarkullimin, të forcojë bashkëpunimin ndërkufitar dhe të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të rajonit.



Të tjera
Meshkujt flirtojnë në punë për të vrarë mërzinë
Vetëvendosje publikon listën e kandidatëve për zgjedhjet e 7 qershorit
Perimet që largojnë fryrjen e stomakut