Kristi Aliaj ka bërë një deklaratë të çuditshme së fundmi në një intervistë në MCN TV me Aulona Mustën.
Ai shquhet për deklaratat e tilla pasi edhe në Big Brother VIP Albania 2 shpesh ka pasur ide interesante, që edhe mund të jenë dukur të paimagjinueshme.

“Është shumë e vështirë të kesh përgjigje për këtë. Mund të jetë thjesht një evolucion i njerëzimit që shkon drejt një të ardhur tërësisht aseksuale. Besoj për këto pesë vjet do të bëjmë seks me AI, robotë”, u shpreh ai.
Ish-konkurrenti shtoi: “Besoj që edhe një robot mund të jetë shumë i bukur, jo vetëm i bukur por femra që do ti. Mund të bëhet një VIP, një politikane. Unë jam shumë i lidhur me erën natyrale, do të jetë vështirë për mua”.

Kjo gjë ka habitur edhe moderatoren e këtij programi e cila nuk priste një mendim të këtij lloji.
Sidoqoftë, Kristi tani po vazhdon angazhimet e tij mes Shqipërisë dhe Belgjikës.
Të tjera
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tri vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Xheneta: Jam e lënduar, ndjenjat e Gjestit nuk kanë qenë të sinqerta – nuk do të hyj e as nuk do të përballem me të në Big Brother Albania
Xheneta Fetahu thyen heshtjen, flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother: Kam qenë e vërtetë, edhe pse kam bërë gabime