Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK.
Sipas burimeve për A2 CNN, Tahiri ka shkuar në SPAK për llogari të hetimit pasuror ndaj tij, të cilin e ka në dorë prokurori Elvin Gjokaj.
Pak kohë më parë, Saimir Tahiri, la qelinë e burgut, pasi ishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Tahiri doli më herët nga burgu, kur kishte vuajtur 1 vit e gjysmë, ndërsa pjesën tjetër do ta kryente në banesë.
Sipas vendimit të marrë nga gjyqtarja e Elbasanit, Matilda Fetahu, shkaku kryesor i lirimit me kusht ishte fakti që bashkëshortja e Tahirit për shkak të gjendjes shëndetësore nuk mund të kujdesej më për fëmijët. Dhe për këtë arsye, kujdestarinë për fëmijët duhet ta kryejë Tahiri.



Të tjera
Sorensen kërkoi zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, Konjufca: Nuk u nënshkrua, por ka angazhime që duhet të zbatohen
10 pyetjet që duhet t’i bëjmë vetes
Formacionet zyrtare: Brazili – Japonia