Ish udhëheqësi i bordit të TRUST-it jep detaje për rënien e vlerës së aksioneve

Ymer Havolli, ish-kryetar i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, ka sqaruar situatën lidhur me rëniet e fundit të aseteve të Trustit, duke theksuar se nuk mund të flitet për humbje reale.

Ai shtoi se ekonomia e tregut nuk njeh humbje të përgjithshme, por cikle humbjesh dhe ringritjesh të përsëritshme. Sipas tij, edhe rëniet e fundit tashmë kanë filluar të rikuperohen, duke kaluar nga një rënie prej -9% në -3%.

Ai theksoi gjithashtu se aset menaxherët që mbajnë mjetet kanë ndjeshmëri të lartë ndaj tyre dhe veprojnë me prerje të humbjes kur është e nevojshme.

Por, sipas tij, nëse Trusti i mban aksionet, rënia ciklike e mjeteve trajtohet si e përkohshme dhe zakonisht rikuperohet brenda pak ditësh.