Jude Bellingham e pranoi se ishte “absolutisht i vdekur” kundër Sllovenisë, duke shkaktuar frikë se ylli i Anglisë po vuan në Euro 2024.
Shpresat ishin të mëdha për Bellinghamin pas një sezoni të jashtëzakonshëm për Real Madridin dhe paraqitjes virtuoze me gol në fitoren 1-0 të Anglisë ndaj Serbisë në hapje të Euro 2024.
“Ju padyshim të tërheqni nga ata [tifozat e Anglisë] për energji deri në fund të ndeshjeve. U ndjeva sikur në ndeshjen e fundit [kundër Sllovenisë], isha absolutisht i vdekur”.
“Mund të luani në një nivel që nuk është më i miri i ynë, është normale, mund të ndodhë. Por unë mendoj se gjëja e rëndësishme është, kur ju mbani këtë fanellë dhe përfaqësoni këta fansa, është që të mos dorëzoheni dhe mendoj se ata janë një kujtesë e vazhdueshme për këtë gjë”, deklaroi Bellingham.
Bellingham u tregua një nga lojtarët më të mirë në botë në sezonin 2023-2024, pasi shënoi 23 gola, 13 asistime dhe e çoi Real Madridin drejt fitimit të La Ligës dhe lavdisë së Ligës së Kampionëve.
Të tjera
Në arrati prej 2 muajsh, motrat Berisha strehohen në Dubai, si u larguan nga vendi bashkë me djalin e mitur
“Ju thash’ vllazni, e bash qata m’vranë…”, Bardhi rrëfen vështirësitë ekonomike në këngën e re
Kosova krah Izraelit, mesazh i fuqishëm për Brukselin: Serbia nuk mund të…