Ish-presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga ka zhvilluar një takim me kryetarin e Mitrovicës, Faton Peci, përcjell KosovaPost.
“Dita përfundoi mirë, në qytetin e bukur të Mitrovicës në një takim me Kryetarin z. Faton Peci.
Me kryetarin Peci biseduam për zhvillimet pozitive në qytet si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në të mirë të përgjithshme me fokus në fuqizimin e mëtutjeshëm të grave dhe rinisë.
Çdoherë kënaqësi të rikthehem në Mitrovicë dhe të kem takime frytdhënëse në të mirë të qytetarëve të vendit tim. Faleminderit Kryetar për mikëpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim”, ka shkruar ajo.



Të tjera
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës
Meloni përsërit: Italia nuk do të marrë pjesë në súlmet në Iran!
Trump me kritika ndaj Spanjës: Është vend i tmerrshëm në NATO, nuk paguajnë asgjë