Gjatë dëshmisë në Hagë, dëshmitarit James Peter Covey iu prezantua një pjesë e librit të tij në të cilin kishte thënë se Sami Lushtaku ka pasur pozicion drejtues në UÇK. Ai kishte thënë se besohej që Lushtaku ishte përgjegjës jo vetëm për terrorizimin e serbëve por edhe për vrasje të shqiparëve që besohej se kishin bashkëpunuar me serbët.
“Sami Lushtaku ka pasur pozicion drejtues në UÇK gjatë konfliktit dhe më pas u njoh si Lord lufte virtuale. Sami Lushtaku besohej që ishte personi përgjegjës jo vetëm për të terrorizuar serbët por që ka vrarë edhe shqiptarë që besohej se kishin bashkëpunuar me regjimin serb përpara konfliktit”, lexoi prokurorja Vega Iodice nga libri i dëshmitarit.
Më pas, sipas prokurores, dëshmitari kishte përmendur faktin se si “Policia po synonte ta prangoste Lushtakun por me shumë të ngjarë nuk do të kishte dëshmitarë për atë”, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Sipas asaj që pretendohet se ka thënë dëshmitari Covey, është rënë dakord me KFOR-in që të mos procedohej më tej kjo punë se duhej të kishte prova të forta për këtë pretendim dhe një forcë civile- ushtarake dhe policore në zonën ku qëndronte Lushtaku.
“Sami Lushtaku njihej si komandant i Zonës në Drenicë dhe kishte reputacionin e një rrugaçi…vendimi për ta arrestuar atë do të merrej kur të kishte prova të mjaftueshme për të përgatitur akuza dhe për të zgjidhur çështje gjyqësore sa më shpejtë. Pra, nuk do të ishte e saktë të thuhet që vendimi ishte që të mos arrestohet ai. Vendimi ishte që përpara se ta arrestoni- siguroni që i keni të gjitha provat dhe burimet e duhura”, tha ai.
Covey po ashtu deklaroi se Sami Lushtaku kishte shumë mbështetje në zonën e tij.
“Ai ishte shumë popullor dhe kishte shumë mbështetje në zonën e tij dhe e dinim këtë. Rrugaçët janë të njohur dhe kanë mbështetje. Pra, vendimi ishte që mund ta ndaloni atë në qoftë se i keni elementet dhe provat e mjaftueshme për ta zgjidhur sa më shpejtë”, tha ai.



Të tjera
Ushqimet që shkaktojnë kapsllëk
Si ta kapërceni një ndarje? Përjetojeni fundin e një marrëdhënieje si një mundësi për veten tuaj
Disa probleme shëndetësore mund të dallohen nga sytë