Sulmuesi i Francës, Ousmane Dembélé, beson se “Gjelat” hyjnë në Botërorin 2026 si një nga skuadrat favorite për ta fituar trofeun, por thekson se në një kompeticion të tillë nuk ka garanci.
“Ka shumë skuadra favorite. Argjentina është kampionia në fuqi, Spanja e fitoi Evropianin, ndërsa Anglia, Gjermania, Portugalia dhe Brazili kanë gjithashtu ekipe shumë të forta. Ne e dimë se jemi ndër favoritët, por kur fillojnë ndeshjet, gjithçka vendoset në fushë”, deklaroi ylli i Francës.
Dembélé u ndal edhe te trajneri Didier Deschamps, i cili do të largohet nga stoli i Francës pas përfundimit të Botërorit.
Sipas sulmuesit, skuadra dëshiron t’i dhurojë një mbyllje të denjë një trajneri që e ka shkruar historinë e kombëtares franceze.
“E dimë se ky është turneu i fundit i Deschamps. Ai na ka dhënë shumë dhe duam ta mbyllim këtë rrugëtim në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Dembélé.
Lidhur me mundësinë që legjenda franceze Zinedine Zidane ta marrë drejtimin e kombëtares pas largimit të Deschamps, Dembélé u shpreh se ish-trajneri i Real Madridit do të ishte zgjedhja ideale për stolin e “Gjelave”.



Të tjera
Kishte ftesë nga FIFA për të ndjekur ndeshjet, SHBA-ja i refuzon vizën presidentit të Federatës Palestineze të Futbollit
Kanada – Bosnja dhe Hercegovina, përballja e mbrëmjes në Kupën e Botës
Si ta hiqni kafeinën e tepërt nga trupi?