Jurgen Klopp synon t’i ‘rrëmbejë’ dy yjet e Barçës si nënshkrimet e tij të para tek Red Bull

Nuk i mori shumë kohë Jurgen Kloppit që të adaptohet me rolin e tij të ri tek Red Bull me ish-trajnerin e Liverpoolit që tashmë ka hartuar një listë të objektivave që ai dëshiron t’i transferojë.

Pasi u largua nga posti i trajnerit të Liverpoolit në fund të sezonit të kaluar, Klopp pritej që të merrte pushim nga futbolli për një të ardhme të afërt.

Sidoqoftë, më datë 9 nëntor trajneri gjerman nënshkroi punën e tij të ri të cilën do ta nis pas vitit të ri dhe tashmë ai po mendon për lojtarët të cilët mund t’i transferojë atje.

Lajmet e fundit nga strategjia e Klopp vijnë nga gazetari Sebastian Vidal, i cili ka thënë se një numër lojtarësh të Barcelonës janë në listën e blerjeve për Red Bull.
Foto: Noah Darvich

Dyshja janë paraqitur vazhdimisht për Barcelonën B deri më tani, por Garrido kishte bërë debutimin me ekipin e tij të parë gjatë kohës sa Xavi ishte në krye të blaugranasve.

Zhvillimi i Garridos është penguar nga një thyerje që kishte pësuar gjatë muajit mars dhe ai ende nuk ka luajtur këtë sezon,

Sidoqoftë 20-vjeçari shihet si njëri prej lojtarëve më premtues në akademinë e Barcelonës dhe kjo duket se nuk i ka shpëtuar syrit të Kloppit.

Darvich në anën tjetër u transferua nga SC Freiburg verën e kaluar dhe adoleshenti gjerman ka pasur një sezon mjaft të mirë që prej se u transferua në Kataluni.