Deputeti i koalicionit Lëvizja Vetëvendosje, dhe Guxo, Nezir Kraki, ka lënë të hapur mundësinë për formimin e një qeverie të re.
I ftuar në emisionin “DPT te Fidani”, Kraki tha se megjithëse nuk mund të flasë me siguri, ekziston hapësirë për një marrëveshje të mundshme mes partive.
“Nuk mund të them që ka negociata, por kanë qenë disa që kanë nisur para bllokadës dhe herë pas here janë ristartuar. Ka hapësirë për një tentativë”, deklaroi ai.
Sipas tij, edhe pse numrat për momentin nuk janë të sigurt, mundësitë për t’u arritur një marrëveshje janë reale.
“Nuk mund të them që i kemi numrat, por sipas meje, ka më shumë gjasa të bëhen numrat dhe të krijohet qeveria”, tha Kraki.



Të tjera
Sekuestrohen asete me vlerë 1 milion euro në Kosovë në lidhje me një rrjet pastrimi parash të trafikimit të drogës
Si të resetoni iPhone-in tuaj kur pulla Home nuk funksionon
Mbi 4 mijë foshnja të testuara, skriningu neonatal zgjerohet në Kosovë