Shefja e diplomacisë evropiane të BE-së, Kaja Kallas, mbërriti sot në Kiev për të diskutuar me zyrtarët ukrainas mbështetjen ushtarake dhe financiare të BE-së dhe mbrojtjen e sektorit të energjisë së Ukrainës, i cili është dëmtuar nga sulmet ruse.
“Jam sot në Kiev për diskutime mbi mbështetjen financiare dhe ushtarake, sigurinë e sektorit të energjisë së Ukrainës dhe përgjegjësinë e Rusisë për krimet e saj të luftës”, u shprej znj. Kallas në platformen X.
Dje presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të veprojë kundër, siç tha ai, ”terrorit ajror rus”, pas një jave me më shumë se 4 000 sulme ajrore nga ana e Moskës.
“Moska i lejon vetes të përshkallëzojë sulmet e saj, duke shfrytëzuar hapur faktin se bota është e përqendruar në sigurimin e paqes në Lindjen e Mesme”, shkroi Zelensky në platformën e mediave sociale X.
“Pikërisht për këtë arsye nuk mund të lejohet asnjë dobësim i presionit. Sanksionet, tarifat dhe veprimet e përbashkëta kundër blerësve të naftës ruse – atyre që financojnë këtë luftë – duhet të mbeten të gjitha mbi tryezë”, tha ai.
Të tjera
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës