Kandidati për president të Polonisë dhe eurodeputeti i krahut ekstrem të djathtë, Grzegorz Braun, ka shkaktuar një tjetër incident të rëndë politik, pasi dogji flamurin e Bashkimit Evropian brenda godinës së Ministrisë së Industrisë në Katowice.
Para se ta digjte flamurin, ai fshiu këpucët mbi të, në një akt simbolik fyes ndaj BE-së.
Incidenti vjen vetëm një ditë pasi Parlamenti Evropian i hoqi Braun-it imunitetin, duke i hapur rrugë ndjekjes penale nga autoritetet polake për disa veprime të mëparshme.g.e.



Të tjera
Arbeloa do ta drejtojë Fulhamin sezonin e ardhshëm, planifikon ta ‘bastisë’ Realin
Shkon në katër numri i të plagosurve në Podujevë, kjo është gjendja e tyre
Pse vaksina e re kundër Ebola-s është kaq kontraverse?