Kapet sasi e narkotikëve dhe zbulohet një laborator droge në Pejë

Kapet sasi e narkotikëve dhe zbulohet një laborator droge në Pejë

Prokuroria e Pejës dhe Njësiti anti-drogë në Pejë kanë zhvilluar një aksion në një fshat të Pejës, ku është kapur një sasi e narkotikëve dhe është zbuluar një laborator droge.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj Prokurorisë, Shkodran Nikçi.

Ai ka thënë se në këtë rast pritet të ketë arrestime

“Në një fshatë të Komunës së Pejës është kapur sasi e konsiderueshme e narkotikeve. Përveç drogës është zbuluar edhe një laborator për prodhimin e narkotikeve. Në këtë rast priten të ketë arrestime. Ne vend te ngjarjes janë njësiti anti- drogë nga Policia e Pejës dhe gjitha njësitet relevante bashkë me prokurorin e krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore ne Peje”, ka thënë Nikçi.

Laboratori i drogës ishe i kyçur në mënyrë ilegale në rrjetin elektrik. Kjo është konfirmuar nga ekipet e KEDS-it në vendngjarje.