Kastrati: Prokurorja në Hagë me gjuhën e Serbisë

Kastrati: Prokurorja në Hagë me gjuhën e Serbisë

Ardian Kastrati, pedagog, ish-deputet i PDK tha në emisionin Now në Euronews se, reagimet e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti pro Thaçit dhe të tjerëve në Hagë janë të vonuara dhe po bëhen për diskurs politik për zgjedhjen e presidentit.

Kastrati tha se Gjykata e Hagës po deligjitimon përpjekjen e një populli në luftën për liri duke dënuar në emër të po atij populli, mbi dosjet e Serbisë.

“Reagimet nga Osmani dhe Kurti janë me vonesë dhe janë pjesë e kalkulimeve politike për zgjedhjen e presidentes për negociatat që do bëhen këto ditë, është në këtë funksion.

A ka bërë më shumë qeveria e Shqipërisë? Më pak ka bërë PDK, ku dalin liderët kryesorë në Hagë Thaçi dhe Veseli. Vetë kam qenë pjesë e PDK dhe nuk jam pajtuar me mënyrën si është lobuar nga PDK lidhur me shtetet për t’i mbrojtur ata. Këta njerëz kanë merituar një lobim masiv në kuptimin e financave dhe gjithçka tjetër, zero është bërë në këtë drejtim. Narrativa historike e luftës çlirimtare që ka ndodhur në Kosovë po tentohet të rrëzohet përtokë në emër të një gjykate që bën një proces për të deligjitimuar përpjekjen e një populli për liri dhe në fund duke dënuar në emër të atij populli. Këtë e bën mbi dosjet e prokurorisë serbe e cila ka qenë palë në konflikt”, tha Kastrati.