Prokuroria Themelore në Pejë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj serbëve të arrestuar të dielën në Gorazhdec për “Marrja ose dhënia e ryshfetit lidhur me votimin”.
Sipas dyshimeve fillestare, të ndaluarit kanë kryer veprën penale të lartcekur në fshatin Gorozhdevc të komunës së Pejës, pas së cilës janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
“Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me organet kompetente të zbatimit të ligjit, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të kësaj çështjeje penale dhe sigurimit të provave relevante”, thuhet në komunikatë.
The post Kërkohet paraburgim ndaj dy serbëve që ushtronin presion për të votuar Listën Serbe appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Si ta largojmë mykun nga muret e shtëpisë?
Një ditë pas zgjedhjeve, Kurti nis vizitën zyrtare në Austri
Adriana Matoshi thumbon Vjosa Osmanin: Nëse bëhem deputete, nuk të votoj presidente