MINT publikon ‘çmimet tavan’, shtrenjtohen karburantet

Këto janë çmimet e derivateve për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë publike çmimet e reja të derivateve të naftës.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i naftës është 1.72 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet me 1.41 euro për litër.

Po ashtu, çmimi i gazit është caktuar në 0.88 euro për litër.

Ministria bën të ditur se këto çmime vlejnë për periudhën e përcaktuar dhe mund të ndryshojnë varësisht lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare të energjisë.