Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Klinë.
Sipas raportit të policisë, një person ka sulmuar fizikisht motrën e tij pas një mosmarrëveshje paraprake.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Klinë 16.10.2025, 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht motrën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.



Të tjera
Zakonet e shëndetshme që mbrojnë sistemin imunitar
Mbahet Forumi ‘25 vjet kur gratë transformojnë paqe e sigurinë në Kosovë`
Ne nuk bëjmë qeveri me pazare, opozita ka frikë nga ky standard