Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Vetëvendosje, Hajrulla Çeku tha se ka ardhur koha t’ia kthejnë borxhin Kodrës së Trimave, me punë e angazhim.
Ai tha se plani i tyre i adreson çështjet më emergjente me të cilat përballen prishtinasit.
“Unë e kam shumë të qartë rrugën përpara. Ne e kemi edhe vizionin edhe dijen edhe guximin, edhe ekipin, ju kemi edhe juve. Prandaj s’ka që na ndalë në realizimin e planit tonë, e ky plan i yni i adreson çështjet më emergjente me të cilat ballafaqohen sot qytetarët e Prishtinës. Trafiku urban është diçka që ndikon në jetën tonë të përditshme pa dallim, mirëpo blerja e fundit e autobusëve ka ndodhur para më shumë se 10 vitesh e që nga ajo kohë nuk kemi asnjë zhvillim në këtë sektor. Me planin tonë që në vitin e parë të mandatit vijnë 30 autobusët e parë që kushtojnë 9 milion euro me kredi nga BERZH-i, në grupin e dytë të blerjes vijnë edhe mbi 100 autobusë të tjerë nga të cilët gjysma janë elektrik dhe me vlerën rreth 37 milion euro Në grupin e tretë të blerjeve vijnë edhe 100 e më shumë autobusë të gjithë elektrik, që Prishtina ta ketë një trafik urban efikas, të shpejt që nuk e ndotë ajrin e që i lidhë fshatrat me të gjitha lagjet e qytetit”, tha Çeku.
Ai foli edhe për menaxhim më të mirë të mbeturinave me blerje të kontejnerëve e kamionëve të rinj.
Çeku tha se do të bëjë çmos ta zhdukë nga lista problemin me ujë të pijshëm, derisa foli edhe për reformën në arsim, tha se shkollat e Prishtinës do të bëhen të nivelit evropian, ndërsa premtoi nga dy çerdhe në secilën lagje./rtk



Të tjera
10 mënyra për të mbajtur nën kontroll diabetin
Mendoni dy herë para se t’i shtoni ushqimit erëza pikante
Mbani dietë prej kohësh dhe nuk po dobësoheni, këto janë 5 gabimet e përditshme që po prishin gjithçka