“Vijesti” zbulon: Kokainë e fshehur në ambasadën serbe në Lisbonë?

Kokainë e fshehur në ambasadën serbe në Lisbonë?

Anëtarët e organizatave kriminale që përdornin sistemin Sky për korrespondencë dyshohet se komunikuan rreth fshehjes së dërgesave të kokainës në ambasadën serbe në Lisbonë, shkruan gazeta Vijesti me seli në Podgoricë.

Titulli i artikullit të Vijesti thotë se “misioni diplomatik në Lisbonë u përshkrua nga përdoruesit e Sky si një shtëpi e sigurt”.

Në njoftimin e artikullit në faqen e parë të botimit të sotëm të shtypur, kjo gazetë citon një nga mesazhet, i cili thotë:

“Po e çoj mallin direkt në ambasadë në rast se ndodh diçka, ju e dini se ku është. Do t’ju jap WhatsApp-in e ambasadorit”, thotë një farë Ivan Mijatoviq në një mesazh drejtuar Milo Bozhoviq, një ish-deputet i Frontit Demokratik të Malit të Zi, i arrestuar në vitin 2023 për kontrabandë droge.

Artikulli i Vijesti thotë gjithashtu se Ministria e Brendshme dhe e Jashtme e Serbisë nuk u është përgjigjur pyetjeve të tyre.