Polemikat mes deputetit të LDK-së, Anton Quni, dhe ministres në detyrë të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kanë vazhduar pasi kjo e fundit fillimisht akuzoi Qunin se nuk e votoi për kryetare të Kuvendit, përcjell KosovaPost.
Quni në një reagim iu përgjigj duke i thënë se i mbështet “vetëm ata që qëndrojnë besnikë edhe kur vështirësohen gjërat”.
Gërvalla ka bërë sërish replikë, duke thënë se besnikëria nuk matet në raport me “shefat e partisë dhe baballarët e koalicionit PDK-LDK-Lista Serbe”, por me “shokët dhe kolegët e vrarë pas shpine”.
Ajo i është drejtuar Qunit me pyetjen se ku e ka lënë besnikërinë ndaj figurave të vrara si Tahir Zemaj, Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj, duke shtuar se ai e përmend këtë çështje vetëm kur afrohen zgjedhjet.
“Besnikëria nuk matet në raport me shefat e partisë dhe baballarët e koalicionit PDK-LDK-Lista Serbe, por në raport me shokët dhe kolegët e vrarë pas shpine. Komandant, ku e le besnikërinë ndaj Tahir Zemajt, Isuf Haklajt, Sebahate Tolajt e shumë të tjerëve? Apo e nxjerr nga sirtari vetëm kur është kohë votash?” ka shkruar Gërvalla në Facebook.




Të tjera
Marta Kos viziton Kosovën më 15 maj
Operacion bastisjeje në Qendrën Korrektuese të Dubravës
Drita në festë, kalon në epërsi ndaj Ballkanit