Komandanti i KFOR-it pret ambasadorin amerikan në NATO, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it pret ambasadorin amerikan në NATO, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Takimi ofroi një mundësi të vlefshme për komandantin Ulutas që të paraqesë situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

Në këtë kontekst, Ulutas shprehu vlerësimin e tij për kontributin e kahershëm dhe të vlefshëm të SHBA-së në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) të vitit 1999, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), me të cilët punon në koordinim të ngushtë./AA