Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, gjatë qëndrimit në New York për seancën e Këshillit të Sigurimit, ka zhvilluar takime me përfaqësues të mërgatës shqiptare në Amerikë. Ai ka thënë se mërgata jonë në Amerikë është nyja që lidh pashkëputshëm Kosovën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çdo aspekt dhe në çdo sferë, përcjell KosovaPost.
Konjufca ka theksuar se këto takime janë fillimi i një serie angazhimesh për të rritur mbështetjen dhe organizimin e diasporës, duke e cilësuar atë si faktor kyç për zhvillimin e vendit.
Konjufca vlerësoi rolin historik të mërgatës në rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë, duke shtuar se ajo mbetet e rëndësishme edhe sot për integrimin euro-atlantik dhe forcimin e lidhjeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Të tjera
“Akt qyqar, kur s’kanë argumente, përdorin grushtet” – Haskuka reagon ashpër pas sulmit ndaj Mehanit
Drejtori i FBI-së kritikoi Serbinë para Senatit: Qytetarët kinezë të dënuar nuk u ekstraduan në Amerikë, por u kthyen në Kinë!
Siguria online e fëmijëve, drejtorët ekzekutivë të teknologjisë thirren në Kapitol të SHBA-së për të dëshmuar