Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, në seancën e thirrur për presidentin ku të pranishme nuk janë partitë kryesore opozitare, tha se për 7 vjet ndodhën 3 kriza politike në Kosovë, që sipas tij, “ishin përpjekje e opozitës me rrëzu Qeverinë Kurti”. Konjufca tha se “kjo qeveri, po synohet me u rrëzu me presidentin”.
Konjufca në foltore të Kuvendit tha: “3 kriza na kanë ndodhë në katër palë zgjedhje për 7 vjet, tri krizat e kanë pas arsye themelore përpjekjen për mospranim të rezultatit zgjedhor, ose përpjekje për përmbysje të rezultatit zgjedhor”.
“Kriza e vitit 2020 e ka pas formën e daljes së LDK-së nga koalicioni… pra mospajtimin që kryeministër me qenë Kurti dhe mospajtim pse populli ja ka dhanë mandatin VV-së”, tha ai.
Konjufca, si krizë të dytë, përmendi edhe bllokadën e vitit të kaluar, që sipas tij nga kriza e dytë u pamundësua vetëkrijimi i qeverisë.
Sipas tij, kjo po bëhet me “rrëzu qeverinë”.



Të tjera
Pijet energjike që ju ndihmojnë gjatë ditës
SHBA vendos rekord me topin më të madh të futbollit në botë
Çfarë të hani kur keni aciditet të lartë në stomak?