Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla do të nënshkruajnë sot Protokollin për Implementimin e Kontrollit të Përbashkët Kufitar.
Ceremonia e nënshkrimit të këtij Protokolli do të nis në orën 13:00 në pikën kufitare Qafë Morinë.
Sipas një njoftimi zyrtar, nënshkrimi i këtij Protokolli që synon të forcojë bashkëpunimin midis dy vendeve në pikat kryesore të kalimit kufitar, duke përfshirë Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush.
Nënshkrimi i këtij protokolli tregon angazhimin e të dy qeverive për të rritur sigurinë dhe për të luftuar krimin e organizuar dhe kontrabandën.



Të tjera
Enver Bytyçi lëshon ‘bombën’ – Pse po paralajmërohet fundi i epokës së Edi Ramës në politikë?
Dolce & Gabbana prezanton koleksionin e ri në Milano mes sfidave financiare
Dionis Krasniqi, talenti që po lë gjurmë në notin kosovar