Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim Gjeneralin Selçuk Bayraktaroğlu, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, përcjell KoaovaPost.
Gjatë këtij takimi u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe për zhvillimet aktuale të sigurisë në rajonin e Ballkanit.
Maqedonci në Facebook ka shkruar se e vlerëson mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë dhe theksoi se ky partneritet strategjik është rezultat i bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërmjet dy ministrive dhe forcave të armatosura, si dhe lidhjeve të forta kulturore dhe ekonomike ndërmjet dy vendeve.
Maqedonci dhe Gjenerali Bayraktaroğlu theksuan rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit në fusha të rëndësishme, përfshirë trajnimin dhe ngritjen profesionale të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse, si dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes përmes bashkëpunimit me kompaninë shtetërore turke MKE dhe kompani të tjera relevante.
Gjenerali Bayraktaroğlu rikonfirmoi përkushtimin e Republikës së Turqisë për të vazhduar mbështetjen ndaj Republikës së Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik.
Të dy palët u dakorduan se Kosova meriton vendin e saj në NATO dhe se procesi i transformimit të FSK-së po e orienton vendin drejt rolit të një aleati të besueshëm dhe kontribuues në sigurinë rajonale dhe globale.



Të tjera
Përzijeni mjaltin dhe aspirinën dhe qiteni në fytyrë
Milani në kaos të plotë, Igli Tare drejt largimit
Vasfije Krasniqi merr pjesë në Kongresin për Ditën e Veprimit: Të flasësh ndryshon historinë!