Me përfundimin e mandatit diplomatik trevjeçar në Kosovë, Ambasadori i Finlandës, Matti Nissinen, ka ndarë reflektimet e tij mbi përvojën personale dhe profesionale në vend.
Gjatë kësaj periudhe, ai ka qenë i angazhuar në forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, përmes projekteve të shumta në fushat e arsimit, shoqërisë civile, integrimit evropian dhe luftës kundër dezinformimit.
Në intervistën për The Geopost, Nissinen flet për momentet më domethënëse të misionit të tij diplomatik, për bashkëpunimin e ngushtë me institucionet dhe qytetarët e Kosovës, si dhe për shpresat e tij për të ardhmen e vendit. Derisa shprehet i bindur se Kosova është në rrugën e duhur drejt organizatave evropiane dhe euroatlantike.
Ai jep mesazhe të qarta për domosdoshmërinë e investimit në njerëz, edukim dhe bashkëpunim të gjerë shoqëror si rrugë drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe evropiane për Kosovën.



Të tjera
Fle vonë? Lexo pasojat dhe s’do ta bësh më
Rikthehet në operim Njësia A4 e TC Kosova A
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës