Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Kosova, përmes FSK-së do të jetë mikpritëse e ushtrimit më të madh ushtarak në Evropë, “Defender Europe 25/immediate Response”.
Sipas Maqedoncit, përgatitjet për këtë ushtrim po zhvillohen sipas planit të paraparë dhe tha se janë të bindur që realizimi i tij do të jetë i suksesshëm.
“Sot, në Mnelë të Shqipërisë, së bashku me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, vizituam ushtarakët tanë – konkretisht Togun e Mortajave të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë”.
“Kjo njësi po zhvillon stërvitjen e qitjes me mortaja 120 mm, në kuadër të ngritjes së aftësive luftarake të FSK-së dhe përgatitjeve për ushtrimin ‘Defender Europe 2025’”, shkroi Maqedonci.
Më tej, ai tha se gjatë vizitës rikonfirmuan se Ushtria e Kosovës është në nivel të atyre të NATO-s për nga përgatitja profesionale, motivi dhe pajisjet në armatim.



Të tjera
SHBA-të japin ultimatum për paqen mes Ukrainës dhe Rusisë
Stresi dërgon 15 mijë vota për Labinot Rexhën
Leonora e ashpër ndaj Albës: Nëse ke vendosur të mbulohesh dhe nuk po fal namaz – po e bën për lojë, nuk luhet me Zotin dhe fenë myslimane