Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët me të drejtë vote se përmes platformës elektronike https://qv.kqz-ks.orgmund të kontrollojnë me lehtësi se ku është Qendra e Votimit ku është caktuar të votojë.
Në njoftim bëhet e ditur se për t’u qasur në platformën e KQZ-së, votuesi duhet të shënojë numrin personal të Republikës së Kosovës dhe datën e lindjes.
“Pas kësaj menjëherë do të hapet një faqe e re që do të shfaq të dhënat e votuesit, përfshirë adresën e saktë të Qendrës së Votimit ku është caktuar të votojë, e cila mund të shikohet përmes GoogleMap.
Çdo votues mund të votojë vetëm në komunën ku është i caktuar, pasi në Zgjedhjet Lokale çdo komunë është një zonë e veçantë zgjedhore dhe në vendvotimet e secilës komunë, KQZ dërgon fletëvotime vetëm për atë komunë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se edhe votimi me kusht lejohet vetëm brenda komunës ku është i regjistruar votuesi dhe mundësohet në qendrën e veçantë për votim me kusht e cila është caktuar nga KQZ.
“Në çdo komunë, KQZ ka caktuar nga një Qendër Votimit për mundësimin e votimit me kusht”, thuhet në njoftim.



Të tjera
SHBA godet më shumë se 80 objektiva në një raund të ri “sulmesh hakmarrëse” kundër Iranit
Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hani 2 vezë në ditë
Policia sekuestron 10 motoçikleta dhe shqipton 57 gjoba brenda një dite në Prishtinë