Arrestohet shtetasi i Kolumbisë, sulmon me thikë dy gra kosovare

Policia dhe qytetarët shpëtojnë një fëmijë nga mbytja në Liqenin e Batllavës

Një fëmijë është shpëtuar nga mbytja në Liqenin e Batllavës falë reagimit të qytetarëve dhe Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, gjatë patrullimit zyrtarët policorë i kanë dalë në ndihmë një qytetari që kishte nxjerrë fëmijën nga liqeni.

Policët kanë kryer reanimim kardio-pulmonar, duke përmirësuar gjendjen e viktimës deri në mbërritjen e ekipit mjekësor, i cili më pas e ka transportuar fëmijën për trajtim të mëtejmë.