Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se PDK-ja me nominimin e Bedri Hamzës për postin e kreyministrit ka bërë zgjidhjen e duhur.
Ai tutje ka shtuar se Hamza është kadidati i qytetarëve të Kosovës që garon me PDK, teksa ka shtuar se është kandidaturë ndryshe nga ato që janë në skenën politike.
”Bedri Hamza është nominuar nga unë, ka marrë mbeshtetjen e të gjithëve, mbështetjen time dhe është kandidati më i duhur dhe i përgaditur për kontekstin aktual në të cilin gjendet vendi jonë. Qyetarët janë hequr nga fotografia e pergjithshme e vendimarrjes dhe diskutimit, Hamza është kandidati i duhur për të gjithë qytetarët, video e Hamzës që ka ftuar qyetetarët është ne frymën e fushatës që do ta shohim në vazhdimësi se është pranë qytetareve pa dallim, Hamza është kandidati i qytetarëve të Kosovës që garon me PDK është kandidaturë ndryshe nga ato që i kemi në skenën politike”, tha Krasniqi.
Të tjera
Izraeli do të deportojë 6 aktivistë të tjerë të huaj nga anija me ndihma për Gazën
Kurti rikujton themelimin dhe aksionin e parë simbolik të LVV-së
Di*gjet mbuloja e terasës në qendren tregtare në Bregun e Diellit në Prishtinë