Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi sot në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është takuar me zëvendësndihmës Sekretarin e SHBA-së, Alexander Kasanof, ndërsa kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon.
Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se në takim ka ritheksuar nevojën e shtetit të Kosovës për bashkërendim të qëndrimeve me aleatët tanë strategjikë, e veçanërishtë me SHBA-në.
Lexoni të plotë postimin:
Në takim ritheksova nevojën e shtetit të Kosovës për bashkërendim të qëndrimeve me aleatët tanë strategjikë, e veçanërishtë me SHBA-në. Kosova, si një storie suksesi është rezultat i bashkëpunimit të mirë dhe partneritetit të besueshëm me miqtë e saj.
Zëvendësnihmës Sekretarin Kasanof e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në fuqizimin shtetit tonë. Edhe e ardhmja nuk duhet të jetë ndryshe, përveçse një rrugëtim i përbashkët drejt sukseseve të reja.
Të tjera
Komshiq pret Kurtin në Presidencë: Nuk do ta pyesim Dodikun, as këdo tjetër me kë të takohemi
“Edi Rama është urdhërdhënësi i këtij ndalimi” – Pse u ndalua kënga “Mora Fjalë” në stadiumet shqiptare?
Të arrestuarit nga Gjykata Speciale dërgohen në Hagë