Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka uruar besimtarët myslimanë në festën e Kurban Bajramit.
Krasniqi tha se Kurban Bajrami, si një festë e paqes, na e rikujton gjithmonë rëndësinë e faljes, solidaritetit e kujdesit për njëri-tjetrin, posaçërisht për ata më në nevojë.
“Gjithmonë kanë qenë këto vlera që i kanë begatuar jetërat tona, por edhe kanë ndihmuar përparimin e popujve dhe mbarë njerëzimit”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Kurban Bajrami, si një festë e paqes, na e rikujton gjithmonë rëndësinë e faljes, solidaritetit e kujdesit për njëri-tjetrin, posaçërisht për ata më në nevojë.
Gjithmonë kanë qenë këto vlera që i kanë begatuar jetërat tona, por edhe kanë ndihmuar përparimin e popujve dhe mbarë njerëzimit.
Prandaj, edhe sot e tutje, le të jenë këto atribute që na prijnë në rrugën drejt realizimit të aspiratave dhe ëndrrave tona të reja si individë, si shoqëri dhe si shtet.
Uroj që kjo ditë e veçantë të ju sjellë rehati, begati dhe lumturi në jetën tuaj dhe të familjeve tuaja.
Gëzuar Kurban Bajramin!




Të tjera
Këshilla për shoferët gjatë vozitjes në vapë të madhe
Tonik nga majdanozi, për një fytyrë të re
Nga nesër nis procesi i integrimit të arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Kosovës