Gjuha polarizuese e partive politike dhe ashpërsimi i retorikës po kritikohet nga profesorë universitarë. Ata vlerësojnë se kandidatët për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit duhet të fokusohen në programet elektorale dhe jo në përçarjen mes qytetarëve.
Për shkak të bindjeve të ndryshme, anëtarë të partive politike shpesh sulmojnë njëri-tjetrin verbalisht.
Viktimë ishte kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Hysni Mehani, i cili për sulmin akuzon kryetarin e komunës, Sami Lushtaku nga PDK, dhe njerëz të tij.
Jo veç në këtë komunë, gjuhë e tillë polarizuese mes partive përdoret pothuajse gjithmonë para dhe gjatë fushatës zgjedhore.
Një qasje e tillë, sipas asistent profesorit të medias dhe konfliktit në Universitetin “Adger” në Norvegji, Abit Hoxha do të duhej të ishte e papranueshme.
“Gjuha e cila përdoret nga kundërshtarët politikë për t’i denigruar kundërshtarët tjerë politik do të duhej të ishte e pa pranueshme në Kosovë. Kjo sjellë probleme mes qytetarëve e ngrit polarizimin dhe krijon storie të pabaza të cilat mund të dërgojnë në konflikte të ndryshme”, ka thënë Abit Hoxha, Asistent profesor i Medias dhe Konfliktit.
Hoxha vlerëson se kjo qasje u ndihmon politikanëve vetëm për ta thelluar polarizimin në shoqëri.
“Kjo qasje e përdorimit të gjuhës të papërshtatshme edhe mund të ju ndihmojë politikanëve deri diku por në përgjithësi nuk ju ndihmon për me mbledhë vota sa ju ndihmon për të ngrit polarizimin dhe mobilizimin e njerëzve që janë në margjina pra që nuk janë pjesë e diskutimeve publike”, ka thënë Abit Hoxha, asistent profesor i Medias dhe Konfliktit.
E, profesori universitar, Ferid Selimi tha se partitë dhe kandidatët duhet të fokusohen te programet që ofrojnë.
Gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, Paneli për Ankesa dhe Parashtesa pranoi 28 ankesa nga partitë politike dhe në total vlera e gjobave të shqiptuara arrin në 162 mijë euro.
Në mesin e ankesave ka edhe raste të përdorimit të gjuhës së papërshtatshme.



Të tjera
Pacolli fajëson Muhaxherin për mungesën e planit rregullues në Rugovë, paralajmëron ndërhyrje të ministrisë
Humanisti dhe kandidati i parë shqiptar për parlament të Bazelit aderon në AAK, e presin Haradinaj e Gjini
“Unë presidente ose le të kallet Kosova”, Fitore Pacolli e kritikon Vjosa Osmanin